E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekspertja e OBSH flet për një rrezik
Bota

Ekspertja e OBSH flet për një rrezik

Organizata Botërore e Shëndetit është e shqetësuar se koronavirusi po merr gjithnjë e më shumë jetë të rinjsh.

“Njerëzit me moshë të re po sëmuren rëndë dhe po vdesin nga COVID-19, megjithë perceptimet se sëmundja është vetëm një kërcënim për të moshuarit”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit.

Në një konferencë të transmetuar nga Gjeneva, ekspertët e OBSH-së treguan rastet në Kinë, Korenë e Jugut, Itali dhe pjesë të tjera të Evropës ku njerëzit në moshë 30, 40 dhe 50 vjeçare kanë vdekur nga virusi.

“Ne po shohim gjithnjë e më shumë individë të rinj që janë duke u sëmurur rëndë”, tha epidemiologia dhe udhëheqësja teknike e OBSH-së për përgjigjen ndaj COVID-19, Maria van Kerkhove.

“Në përgjithësi shumica e njerëzve që janë prekur nga sëmundja janë rëndë dhe pasi përfundojnë në spital kanë nevojë për kujdes intensiv janë të moshuar dhe me sëmundje të tjera. Por ajo që ne po shohim në disa vende është se ka disa njerëz në të 30-at e tyre, në të 40-at e tyre, në të 50-tat e tyre, që janë shtruar në spitale dhe që kanë vdekur”, tha ajo.

Kerkhove u bëri thirrje vendeve që të përpilojnë të dhëna për të veçuar ato raste të pacientëve të cilët janë me të vërtetë asimptomatikë dhe kurrë nuk vazhdojnë ta zhvillojnë virusin nga ata pacientë që në fillim pa simptoma dhe më pas zhvillojnë simptoma të virusit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.