E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksploziv,pranë një tregu Krishtlindjesh në Gjermani
Bota

Eksploziv,pranë një tregu Krishtlindjesh në Gjermani

Policia gjermane njoftoi sot se ka gjetur eksploziv ose material të ndezshëm në Potsdam dhe se ka evakuuar një pjesë të tregut të Krishtlindjeve në këtë qytet në lindje të Gjermanisë.

Deklarata e policisë erdhi pasi autoritetet bllokuan qendrën e qytetit për t’i mundësuar forcave speciale të shqyrtojnë objektin e dyshimtë që gjendej pranë tregut të Krishtlindjeve.

Ky zbulim në Postdam, kryeqyteti i shtetit Gjerman të Brandenburgut, vjen pas rritjes së alarmit në tregjet e Krishtlindjeve pas sulmit terrorist të vitit të kaluar në tregun “Breitscheidplatz” në Berlin ku humbën jetën 12 persona dhe 56 të tjerë u plagosën.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.