E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutohet para shtëpisë avokati, çfarë po hetonte
Bota

Ekzekutohet para shtëpisë avokati, çfarë po hetonte

Vrasje mafioze eshte quajtur ajo e ekzekutimit te nje avokati te njohur ne Holande. Mediat e huaja raportojne se avokati Derk Vierzum, 44 vjeç, po ndiqte një çështje droge, avokati i nje deshmitari qe ka si të pandehur anëtarët e një bande të dhunshme droge, të akuzuar për 5 vrasje të kryera në periudhën 2015-2017.

 

 

Shefi i policisë, Erik Akerbom deklaroi se me këtë vrasje brutale është kaluar çdo limit.

Ai u ekzekutua me armë zjarri jashtë shtëpisë së tij në Amsterdam, nderkohe qe sipas deshmive te para ne kerkim eshte nje person i dyshuar si autori, i cili eshte pare te ecte ne kembe fill pas krimit, nderkohe qe ne koke mbante nje kapuc.

 

Shefi i policise ka thene se “Tani, edhe njerëzit që bëjnë vetëm detyrën e tyre nuk janë më të sigurt”.

Kurse Jan Struis, kryetar i sindikatës së policisë, tha se krimi i organizuar ka dalë jashtë kontrollit dhe se Holanda është kthyer në një narko-shtet.

Avokati 44-vjeçar po mbronte ish-anëtarin e një bande të kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, vëllai i të cilit u qëllua për vdekje vitin e kaluar.

5 vrasjet e kryera në dy vjet në qytetet Utreht dhe Amsterdam i atribuohen një bande të njohur me pseudonimin “Mafia Marokene”, pasi anëtarët e saj janë me origjinë nga Maroku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.