E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutohet pranë shtëpisë presidenti i ekipit të futbollit
Bota

Ekzekutohet pranë shtëpisë presidenti i ekipit të futbollit

Biznesmeni i njohur qipriot dhe presidenti i ekipit të futbollit “Karmiotissa”, Stavros Demosthenous, është vrarë në një atentat mafioz në Limasol.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, autorët e kanë ndjekur dhe qëlluar në lëvizje ndaj 49-vjeçarit, duke u siguruar që ai të ishte pa shenja jete para se të largoheshin. Mjeti i dyshuar i përdorur për atentatin, një furgon i vjedhur, u gjet i djegur pak minuta më vonë në një zonë tjetër të qytetit.

Demosthenous u qëllua sapo doli nga dera e shtëpisë. Djali i tij tentoi ta transportonte për në spital, por biznesmeni humbi jetën gjatë rrugës. Për shkak të përplasjes së automjetit në autostradë, fillimisht u raportua gabimisht se vrasja ndodhi në makinë.

Pista kryesore e hetimeve lidhet me aktivitetet e dyshimta të Demosthenous në fushën e basteve sportive. Klubi që ai drejtonte, “Karmiotissa”, ka qenë më parë nën hetim nga UEFA për dyshime të përsëritura për trukime ndeshjesh.

Policia ka nisur një hetim të gjerë, ndërsa autoritetet po kërkojnë të identifikojnë autorët, të cilët dyshohet se ishin profesionistë dhe të mirëinformuar për lëvizjet e viktimës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.