E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emocione, përmbysje dhe gola në minutat e fundit në Champions League
Lajme

Emocione, përmbysje dhe gola në minutat e fundit në Champions League

Java e dytë e fazës së grupeve në Champions League është mbyllur me ndeshje të zjarrta dhe rezultate surprizë. Sfidat prodhuan emocione, përmbysje dhe gola në minutat e fundit.

PSG përmbys Barcelonën në “Camp Nou”

Në ndeshjen më të bujshme të javës, Paris Saint-Germain mposhti Barcelonën me rezultatin 1-2. “Blaugranat” kaluan të parët në avantazh me golin e Ferran Torres në minutën e 19-të. Por francezët reaguan shpejt: talenti Senny Mayulu barazoi në minutën e 39-të dhe në të 90-ën Gonçalo Ramos i dha fitoren skuadrës së Luis Enrique, duke vulosur përmbysjen dramatike.

Arsenal, Napoli dhe Dortmund marrin fitore të pastra

Në ndeshje të tjera, Arsenali fitoi 2-0 ndaj Olympiakosit në Londër, ndërsa Napoli triumfoi 2-1 kundër Sporting Lisbonës me dy gola të sulmuesit Rasmus Hojlund, i larguar nga Manchester United si i “pa-dëshiruar”.

Borussia Dortmund zhvilloi një ndeshje spektakolare ndaj Athletic Bilbaos, duke fituar me goleadë.

Manchester City ndalet nga Monako

Kampioni në fuqi, Manchester City, u ndal në një barazim 2-2 ndaj Monakos, duke humbur pikë të rëndësishme në transfertë.

Leverkusen dhe Villareal ndalen, Newcastle fiton

Bayer Leverkusen nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj PSV Eindhoven, ndërsa Villareal dhe Juventus ndanë nga një pikë në një ndeshje të luftuar që përfundoi 2-2 në Spanjë.

Newcastle mposhti Union Saint-Gilloise (USG), ndërsa Qarabag regjistroi një tjetër fitore të madhe ndaj Kopenhagen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.