E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emrat/BBC tregon detaje të jetës së trafikateve shqiptarë  me 1 mln paund drogë në banesë
Bota

Emrat/BBC tregon detaje të jetës së trafikateve shqiptarë me 1 mln paund drogë në banesë

Dy “kopshtarë” kanabisi që kujdeseshin për një “fabrikë” droge me vlerë 1 mln paund, ishin pjesë e një rrjeti kriminal, u dëgjua sot në gjykatë.

_106199048_cannabis2

Rrjeti britanik BBC shkruan se shqiptarët Daniel Muhaj, 29 vjeç dhe Eglant Selenica, 35 vjeç, u zbuluan në një pronë industriale në Redgrave, Suffolk.

Dyshja, e cila hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, u deklaruan fajtor për prodhimin e kanabisit para magjistratëve në Ipswich dhe do të dënohen në gjykatën e kurorës.

Avokati i tyre tha se burrat ishin viktimë “në fund të zinxhirit” të rrjetit kriminal.

Jeremy Kendall, duke kërkuar lehtësim të dënimit të tyre, tha se ata kishin luajtur “një rol më të vogël”, duke shtuar se dy shqiptarët ishin në Suffolk për më pak se një muaj.

Selenica ka një grua dhe një djalë tetëvjeçar në Shqipëri dhe kishte udhëtuar nga Rumania në Britani të Madhe për të gjetur punë në ndërtim, përpara se t’i ofroheshin 1 500 paund në muaj për të ruajtur bimët.

Muhaj hyri në Mbretërinë e Bashkuar në anën e pasme të një kamioni nga Franca dhe kuptoi se nuk kishte asnjë mundësi tjetër për të paguar borxhin prej 8 mijë paund, tha z. Kendall.

Erë e fortë e kanabisit

_106199045_cannabis1

Ata u arrestuan të hënën, pasi policia u alarmua për një aromë të fortë kanabis nga pronari i njësisë dhe qiramarrësit e tjerë aty pranë.

Ndërtesa u mor me qira në nëntor.

Kur policia kontrolloi njësinë, ata gjetën “prodhimin e kanabisit në një shkallë industriale” me qindra bimë të pjekura, dhe pajisje të sofistikuara ndriçimi dhe ventilimi.

Muhaj dhe Selenica u mbajtën në paraburgim dhe do të dënohen në gjykatën e kurorës së Ipswich, në një datë ende të papërcaktuar, raporton BBC.

Gjykatës është thënë se në udhëzimet e dënimit, burgimi për ta fillon nga tre vite e gjysmë.

image (1)

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.