EMRAT/ Kërcet thika në Durrës, plagoset një person, tjetri në kërkim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Katundit të Ri në Durrës, ku një i ri ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive të paqarta.
Sipas informacionit paraprak, Haxhi Shehu është goditur dy herë me thikë dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet pohojnë se plagosja ka ndodhur pas një grindjeje për motive të banale, por detajet e sakta të shkaqeve po hetohen.
I dyshuari për këtë sulm është identifikuar si Egzon Sinani, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Forcat e rendit kanë nisur operacionin për kapjen e tij dhe po mbledhin dëshmi nga vendngjarja dhe nga të pranishmit për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Policia e Durrësit apelon te qytetarët që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e këtij sulmi, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe ndjekjen e autorit para drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



