E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Ish-ministri i Albin Kurtit emërohet Drejtor i Portit të Durrësit
Lajme

EMRI/ Ish-ministri i Albin Kurtit emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, është emëruar drejtues i Portit të Durrësit, një vendim i marrë nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Me këtë lëvizje, ai merr detyrën që më parë mbahej nga Kreshnik Bajraktari, i cili drejtoi portin nga korriku i vitit 2024.

Emërimi i Aliut ndodh vetëm dy muaj pas dorëheqjes së tij nga pozita e ministrit në detyrë dhe shënon rikthimin e tij në një rol të rëndësishëm publik. Aliu është një nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka qenë për shumë vite një nga bashkëpunëtorët kryesorë të kryeministrit Albin Kurti.

Gjatë katër viteve të tij në krye të Ministrisë së Infrastrukturës, Aliu ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në projekte të mëdha infrastrukturore dhe në zhvillimin e politikave strategjike për sektorin e transportit dhe energjisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.