Ëndrra e ambasadorit Lu, ish-ministri: Si astronaut po sillet, e sheh realitetin nga hapësira
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani njihet si nga kritikët e punës së ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donal Lu.
Ditën e sotme, Manjani ka ironizuar keq Lu, për një deklaratë të bërë, ku thoshte se ëndrra e fëmijërisë së tij ka qenë të bëhej astronaut.
“Kur isha në moshën tuaj, unë doja të bëhesha astronaut. Kjo ishte ëndrra ime “, zbuloi gjatë bisedës për programin “Meet America” ku dhe pyeti nxënësit e pranishëm se çfarë donin të bëheshin kur të rriteshin.
Ish-ministri I Drejtësisë, shkruan se me qëndrimet që po mban Lu në Shqipëri, janë tamam si të një astronauti, që nuk e sheh realitetin ku ndodh vendin jonë.
Statusi i Manjanit
Paska dashur të bëhet astronaut, kur të rritej… Në fakt si Astronaut po sillet! Vazhdon ta shohë realitetin nga hapësira! Jam kurioz të di çdo të bëhet vërtetë kur të rritet, dmth kur të mos jetë më ambasador?! Si lesh arapi duket andej nga Departamenti i Shtetit…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



