Erdogan mesazh BE-së: Nëse nuk na pranoni, atëherë…
Presidenti turk ka kerkuar sinqeritet nga BE ne raport me vendin e tij ne rrugen e anetaresimit.
Teksa foli për rrugën e Turqisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE), Erdogan theksoi se integrimi i Turqisë “zvarritet” që nga viti 1963 dhe se asnjë shteti anëtar nuk i është bërë “dëm” i tillë.
“Nëse përgjigja është po, le të jetë po. E nëse është jo, le të jetë jo. Nevojitet sinqeritet. Nëse do të na pranoni, atëherë jepni sinjale, e nëse nuk na pranoni, na tregoni”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



