E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdogan telefonon Trump. Ranë dakord që…
Bota

Erdogan telefonon Trump. Ranë dakord që…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ka propozuar krijimin e një grupi punues lidhur me furnizimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Washingtoni pengon blerjen e sistemit S-400 nga Turqia.

Zyrtarët e SHBA-ve kanë sugjeruar që Turqia të blejë sistemin e raketave Patriot të SHBA-ve në vend të atij rus S-400, duke argumentuar se ky i fundit është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s.

Turqia është përgjigjur se ishte SHBA ajo që refuzoi blerjen e sistemit Patriot, gjë që e detyroi të kërkonte shitës tjerë, pas së cilës Rusia i ofroi një marrëveshje më të mirë duke përfshirë transferimet e teknologjisë.

Sipas presidencës turke, çështjet bilaterale dhe rajonale po ashtu ishin temë të bisedës telefonike midis dy presidentëve.

Presidenca turke bëri të ditur se Erdoğan dhe Trump shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në Siri dhe ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.

Krerët e dy vendeve po ashtu përsëritën qëllimin për arritjen e vëllimin tregtar prej 75 miliardë dollarësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.