E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erilindje me qofte dhe salcë kosi,në sheshin e ri Skënderbe
Uncategorized

Erilindje me qofte dhe salcë kosi,në sheshin e ri Skënderbe

Yndyrë. Qofte. Birrë. Gromësime që del e thatë. Ulërimë. Psherëtimë. Muzikë tallava. Enca diku. Shumë zhurmë. Shumë drita. Njerëz që rrotullohen pa drejtime të dallueshme. Thirrje. Pasthirrma. Diku aty pranë meje është Mira me shoqet e saj që shpërthejnë në klithma pas një selfie, pak më larg është Arditi që me një pjatë me salsiçe u afrohet miqve që ka thirrur në sheshin e ri Skënderbe. Po mblidhen dhe së bashku po bëjnë një selfie mu poshtë pemës.

Kafe. Qofte. Patate e skuqur me salcë. Sallam i skuqur që i ngulet piruni plastik dhe pastaj përfundon i përlyer me salcën e kosit. Një zë i hollë dëgjohet të këndojë diku nga një skenë. Ecën pak më tej, kalon Mirën dhe Arditin. Dëgjohen dhjetë makina që përplasen në shesh dhe një ulërimë. Gallatë. Zhurmë. Qeshje? Jo! Klithma. Sheh Rita Petron që reciton një poezi për kollodokun e komshiut që shumë e ëndërronte dhe kurrë nuk e shijoi. Ezani i xhamisë dëgjohet ashtu si me vështirësi ende pa u dëgjuar siç duhet në skenë del Valbona dhe pas saj Alketa “Lali të duam! Lali faleminderit!”.

Bien kambanat e kishës…heshtje! Poshtë pemës hapen pllakat e sheshit 15 milion euro, birra nuk derdhet më, yndyra nuk pikon në pllakat si të banjove, qoftet nuk piqen, buka mbetet në fyt, lodrat nuk xhirojnë, muzika ndalon. Ja…aty del lali i rrethuar nga shtojzovallet e ekranit.
Ejani, thërret ai, ejani bijtë e mi. Le të festojmë kështu Erilindjen.

Siç edhe Ati im Soros e pat thënë dhe Aleks Pagëzori e pat konfirmuar “Nuk do të vijë Rilindja vetëm se për të sjellë mbretërinë e Erit në Tiranë!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.