Erion Braçe denoncon qytetarin: Tre muaj ujë pa hesap, rrezik për pallatin
Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast që, sipas tij, përbën abuzim dhe rrezik për një pallat në qendër të kryeqytetit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe publikoi video nga zona mes rrugës “Libri Universitar” dhe Sheshi Wilson, ku sipas tij nga një depozitë uji e vendosur në tarracën e një pallati po derdhet ujë pa ndërprerje prej muajsh.
Sipas deputetit, situata është shqetësuese jo vetëm për shpërdorimin e ujit, por edhe për rrezikun që mund t’i kanoset ndërtesës. Ai thekson se ndërkohë që në terren po bëhen ndërhyrje për të shmangur humbjet në rrjet, në këtë pallat uji derdhet vazhdimisht nga lartësia.
Braçe u shpreh se nuk ka informacion se kush është qytetari përgjegjës dhe sa paguan për ujin e konsumuar, por shtoi se është e papranueshme që një situatë e tillë të zgjasë për muaj të tërë në mes të Tiranës.
Ai i bëri thirrje Ujësjellës Kanalizime Tiranë të ndërhyjë menjëherë, duke kërkuar verifikim të konsumit dhe faturimit, si dhe marrjen e masave për ndërprerjen e furnizimit me ujë nëse konstatohet abuzim.
Deputeti e cilësoi rastin si të turpshëm dhe të papranueshëm për një zonë qendrore të kryeqytetit, duke theksuar se shpërdorimi i burimeve dhe rrezikimi i sigurisë së banorëve nuk mund të tolerohet.
“NE RRUGEN NGA LIBRI UNIVERSITAR TEK SHESHI WILLSON;
UJI QE DERDHET DITEN DHE NATEN-shihi videot!
Ne toke ne po rregullojme linjen te mos humbim uje,
MAJE PALLATEVE UJI PO RREZON TARACAT DITEN DHE NATEN, PA NDERPRERJE!
Nuk di kush eshte ky, nuk di as sa uje faturohet per te e sa paguan, por parelli qenka se nuk ka mundesi qe tre muaj rresht te ndodhe kjo!
Do doja qe UJESJELLESI I TIRANES jo vetem te nderprese ujin per kete, por te verifikoje edhe sa uje paguan ky!
TURP TE ABUZOSH KESHTU, ESHTE MESI I TIRANES E KJO VEC QYTETARI NUK ESHTE!!”, shkruan Braçe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



