Erion , s’mund të shkosh në SPAK kur të do qejfi !

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur 1 orë në hollin e SPAK-ut për t’u pyetur nga prokurorët dhe hetuesit e BKH-së për aferat miliona euroshe, si ajo e inceneratorëve dhe dosja “5D”.

Sot tentoi t’u shmangej kamerave dhe shkoi në SPAK një orë më herët, pra që në orën 09:00, ndërkohë që në fletëthirrje ishte ora 10:00.

Por edhe pse shkoi më herët në SPAK, priti 1 orë te dera e godinës, derisa të niste marrja në pyetje për të, ku aktualisht po pyetet për inceneratorin e Tiranës.

Sot Veliaj mësoi edhe njëherë se në SPAK mund mund të shkosh kur të do qejfi po kur ti ke mundësi, por shkon pasi të vjen një fletëthirrje dhe duhet të respektosh orarin zyrtar.

Po kështu nuk mund të shkosh dhe të paraqitesh me shoqëruesit e tu, por vetëm, ashtu siç të është përcaktur. Kryebashkikaku u paraqit sot me dy persona të tjerë, të cilët janë nxjerrë jashtë. Njëri prej shoqëruesve të tij ishte drejtori Juridik në bashki, Alban Dokushi.

Veliajn nuk e mbron dot askush, para hetuesve dhe prokurorëve ai është i vetëm. Ai nuk i ka ata kolegë, por është thirrur si person në dijeni për aferat.

Madje nuk ka asnjë dosje me vete dhe mesa duket i mungojnë edhe argumentet para hetuesve për aferat miliona euroshe dhe drejtorët e tij hajdutë.

Propaganda nuk i pi më ujë, aq më tepër kur me vete nuk ka asnjë dokument që të faktojë mospërfshirjen e tij në afera.

Pra, Veliajn e pret një ditë e vështirë, ku do të japë llogari një për një për çdo qindarkë që u është vjedhur shqiptarëve të varfër. Ai është kreu i një organizate kriminale, disa nga anëtarët e së cilës ndodhen pas hekurave.

Publikuar nga Publik Media