E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si Erion Veliaj e përdori Sali Berishën kundër prokurorëve të SPAK-ut
Uncategorized

Si Erion Veliaj e përdori Sali Berishën kundër prokurorëve të SPAK-ut

Si Erion Veliaj e përdori Sali Berishën kundër prokurorëve

Prokurori Olsi Dado

Mbrëmë, kreu i PD-së, Sali Berisha, publikoi një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj prokurorit të SPAK-ut, Olsi Dado, duke u bazuar në disa përgjime të “SKY ECC” dhe “Encrochat” që lidhen me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja. Në fakt, këto përgjime janë publikuar më parë nga SPAK dhe, nëse do të përfshinin prokurorin Dado, ndaj tij do të ishte hapur një hetim apo do të ishte pezulluar nga detyra.

Ajo që bie në sy është se emri “Olsi” përmendet në këto përgjime, por nuk ka asnjë lidhje të konfirmuar me prokurorin në fjalë. Ky detaj ka shërbyer si bazë për një tjetër sulm të pamatur të Berishës, i cili, pa verifikuar informacionin, ka hedhur akuza të rënda ndaj një prokurori të SPAK-ut.

Veliaj dhe “frymëzimi” i akuzave

Një analizë e mëtejshme tregon se burimi i këtyre “informacioneve” të pabazuara duket të jetë një strategji e mirëmenduar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Përmes rrjeteve sociale dhe mjeteve të tij të komunikimit, Veliaj dyshohet se ka manipuluar narrativën për të përdorur Berishën si një mjet sulmi kundër prokurorëve të SPAK-ut, veçanërisht Olsi Dado dhe Altin Dumani.

Të dy prokurorët janë të përfshirë në hetimet mbi pasurinë dhe aktivitetet e Veliajt dhe familjarëve të tij, çështje që janë bërë publike dhe janë raportuar nga mediat prej muajsh. Në këtë kontekst, sulmi ndaj Dado duket të jetë një tentativë për të diskredituar prokurorët që po shqyrtojnë dosjet e Veliajt.

“Shashkat” e Berishës dhe pasoja mbi SPAK-un

Kjo nuk është hera e parë që Berisha përdor informacione të paverifikuara nga “qytetari digjital” për të sulmuar SPAK-un dhe prokurorët e tij. Megjithatë, rasti i fundit është një shembull i qartë i mungesës së filtrimit dhe verifikimit të burimeve nga ana e tij. Këto sulme të pandalshme jo vetëm që diskreditojnë prokurorët, por gjithashtu dëmtojnë imazhin dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë.

Në fund, ky episod tregon qartazi se sulmet ndaj SPAK-ut shpesh janë më shumë të motivuara nga interesa personale ose politike, sesa nga shqetësime reale mbi funksionimin e drejtësisë. Sulmi i fundit ndaj Olsi Dado është një shembull i qartë se si lojërat politike dhe akuzat e pa verifikuara po përdoren për të ndikuar në drejtësinë shqiptare.cna

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.