E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Është treguar i butë ndaj agresionit rus”/ Kancelari gjerman Scholz reagon ndaj kritikave, armatos Ukrainën
Bota

“Është treguar i butë ndaj agresionit rus”/ Kancelari gjerman Scholz reagon ndaj kritikave, armatos Ukrainën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka reaguar ndaj akuzave se qasja e tij ndaj agresionit rus ka qenë hezituese. Ai ka këmbëngulur se vendimet e tij pasuan konsultimin e ngushtë me aleatët e Gjermanisë dhe u përpoq të shmangte çdo dyshim se vendi po vepronte i vetëm.

Scholz është përballur me kritika të ashpra edhe nga brenda qeverisë së tij teksa javën e kaluar u vu nën kritika nga lideri i opozitës, Friedrich Merz. Merz e akuzoi atë për udhëheqje të dobët dhe për “zvarritje, ankth dhe ndrojtje”.

Scholz u duk se ra pre e presionit të jashtëzakonshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar javën e kaluar duke njoftuar se Gjermania do t’i dorëzonte Ukrainës armatim të rëndë, në formën e sistemeve kundërajrore vetëlëvizëse dhe kjo duket si një kthesë e mprehtë e politikës gjermane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.