E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Facebook ekspozon mesazhet private të përdoruesve
Bota

Facebook ekspozon mesazhet private të përdoruesve

Kur doli përpara Kongresit në prill, pas një tjetër skandali në Facebook, Mark Zuckerbergdeklaroi: Ne nuk i shesim të dhënat e përdoruesve askujt.

Kjo teknikisht mund të jetë e vërtetë, por një investigim i ri i New York Times ka zbuluar se Facebook u ka dhënë 150 kompanive akses në qindra miliona të dhënave të përdoruesve pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.

Regjistrimet e marra nga Times tregojnë se shuma e të dhënave që “Cambridge Analytica” mori nga aplikacion i Facebook-ut nuk ishin gjë fare krahasuar me aksesin që kompania u ka dhënë partnerëve më të mëdhenj të saj, përfshirë Amazon, Spotify dhe Netflix.

Facebook u ka dhënë parterëve si Netflix, Spotify dhe Banka Mbretërore e Kanadasë aftësinë për të lexuar, shkruar dhe fshirë mesazhet private të përdoruesve të Facebook.

Gjiganti i rrjeteve sociale lejoi gjithashtu motorin e kërkimit të Microsoft, i njohur si Bing, që të kishte në dispozicion emrat e të gjithë miqve të përdoruesve të Facebook, pa pëlqimin e tyre.

Amazon u lejua të merrte emrat e përdoruesve dhe informacionin e kontaktit të përdoruesve dhe të miqve të tyre në Facebook ndërsa Yahoo mund të shihte pjesë nga postimet e tyre.

Që nga viti i kaluar, Sony, Microsoft, dhe Amazon të gjithë mund të marrin adresat e email-it të përdoruesve nëpërmjet miqve të tyre.

Facebook asnjëherë nuk ka marrë pagesë monetare për këtë lloj aksesi, i cili është i lejuar edhe nëse vetë përdoruesit e kanë çaktivizuar të gjithë ndarjen e të dhënave në profilin e tyre.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.