Familjarët kundër versionit të policisë për vdekjen e Mirel Çokajt
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malësinë e Madhe, ku 40-vjeçari Mirel Çokaj humbi jetën në një zonë të thepisur malore. Ndërsa policia deklaron se bëhet fjalë për një rrëzim aksidental, familjarët e tij ngulin këmbë se Mireli është vrarë.
Rifat Çokaj, kushëri i viktimës dhe ish-oficer policie që jeton në SHBA, ka deklaruar se Mireli ishte i përfshirë në aktivitete të paligjshme me drogë në një zonë të thellë malore, bashkë me katër persona të tjerë. Sipas tij, njëri prej tyre e ka shtyrë drejt humnerës duke i marrë jetën.
Ai kërkon hetime të thelluara, duke hedhur dyshime të forta mbi versionin zyrtar të ngjarjes.
Ngjarja mbetet nën hetim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



