E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fatos Lubonja i nxjerr foton me Tom Doshin në Shkodër: Departamenti i Shtetit i ka hequr të drejtën për të hyrë në SHBA
Sot

Fatos Lubonja i nxjerr foton me Tom Doshin në Shkodër: Departamenti i Shtetit i ka hequr të drejtën për të hyrë në SHBA

Analisti Fatos Lubonja, ndërsa  ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e Tom Doshit, dje në Shkodër, shkruan se kjo foto tregon hipokrizinë, sipas tij, të Ramës “kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto”.

lubonja

 

“Nëse doni të shikoni hipokrizinë dhe manipulimin e Ramës kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto. Një nga njerëzit që e ka shoqërur atë në pushtimin elekoral që i bëri dje Shkodrës duke përdorur dhunën shtetërore është Tom Doshi (kryetar i PSD) që figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Deparatmentit i Shetit (jo Ambasada) u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA.

Besoj se kjo foto flet shumë edhe për “syverbësinë” e Ambasadës Amerikane në Tiranë”, ka shkruar Lubonja në facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.