E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fermerët të falimentuar nga çmimi  i grurit 50% më i lirë në treg
Sot

Fermerët të falimentuar nga çmimi i grurit 50% më i lirë në treg

Na premtuan subvencione e lehtësime”- U nxit nga shteti, gruri gati për të dalë në treg mbetet stok!

Në fshatin Plug të Lushnjës, temperaturat e larta kanë tharë grurin dhe fermerët po përballojnë probleme serioze me stokun e tyre në fushë. Ata shprehin shqetësim se një dëm i vetëm nga shiu do të shkaktojë humbje të mëdha. Çmimi i grurit ka rënë me 50% këtë vit, ndërsa fermerët thonë se po pësojnë humbje ekonomike pasi nuk mund ta shesin prodhimin e tyre. Fermerët kanë shtuar sipërfaqet e kultivimit të grurit për shkak të subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë, por ulja e çmimit ka sjellë sfida të reja. Një fermer, Met Salliu, shpreh zhgënjim për humbjet dhe planifikon të braktisë bujqësinë vitin e ardhshëm.

Fermeri thotē se nga 100 ha me të mbjella ka përfituar 500 tonë grurë. Salliu ngre shqetësimin se çmimi i shitjes është gati 50% nën kosto dhe të gjithë prodhimin e ka të hapur në arë të pashitur.

Ministria e Bujqësisë po monitoron situatën dhe po kërkon zgjidhje për të përmirësuar gjendjen e fermerëve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në total u mbështetën me subvencione 4 mijë fermerë, me një fond prej 5 milionë USD. Ndërsa u shtuan rreth 2,500 ha me të mbjella më shumë se viti 2022. Për këtë vit, totali i të mbjellave me grurë arriti në 57,500 hektarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.