E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/ Autobuzi përplaset me “Benzin”, përfundon në oborrin e një banese
Lajme

Fier/ Autobuzi përplaset me “Benzin”, përfundon në oborrin e një banese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Fierit.

Autobusi i linjës Fier – Roskovec është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe ka përfunduar në oborrin e një banese në anë të rrugës.

Nga të të dhënat paraparke mësohet se është vetëm një person i lënduar.

Burimet bëjnë me dije se në autobus ndodheshin edhe nxënës shkolle.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran, është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.