E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Financial Times’ Shqipëria  për  negociatat,e  mbushur me korrupsion e krim
Bota

‘Financial Times’ Shqipëria për negociatat,e mbushur me korrupsion e krim

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga publikimi i raporteve të progresit nga Komisioni Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin në ankth përgjigjen zyrtare nëse do të hapen negociatat me Brukselin apo jo.

Sipas asaj që shkruan prestigjozja “Financial Times”, edhe Maqedonia e Veriut është frustruar përballë faktit se mund të mos hapen negociatat. Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov është shprehur se, Bashkimi Europian do humbasë ndikimin që ka në rajon duke u hapur terren rivalëve si Kina apo Rusia, në rast se nuk mbështet vendin e tij për çeljen e negociatave.

“Financial Times” shkruan gjithashtu se, ka dyshime nëse Gjermania, Franca dhe Holanda do mbështesin hapjen e negociatave me Shkupin, pavarësisht se vendi ballkanik ka plotësuar angazhimet, madje duke zgjidhur edhe çështjen e emrit me Greqinë.

Por ndërsa ka hije dyshimi për Maqedoninë, për Shqipërinë situata mbetet akoma më e zymtë.

“Tirana shihet gjerësisht nga diplomatët si më pak e gatshme për bisedimet e pranimit për shkak të shqetësimeve rreth sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar”,  shkruan “Financial Times”.

Interesant është se nuk përmenden protestat e opozitës në këtë rast…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.