E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet ish-truproja i Mlladiqit…
Uncategorized

Flet ish-truproja i Mlladiqit…

Zhelko Razhnatoviq, i njohur si Arkan, kishte poshtëruar ushtarët serbë në Bosnje e Hercegovinë, dhe për këtë veprim gjenerali Ratko Mlladiq kishte kërkuar që ai të dëbohet nga ky vend, ka bërë të ditur Branislav Puhallo, shkruajnë mediet serbe.

Ish-komandanti i njësisë paramilitare Tigrat, derisa kishte marrë pjesë në luftën e Bosnjës, kishte rrahur me shuplaka dhe ua kishte rruar kokën ushtarëve serbë që ishin nën komandën e Ratko Mlladiqit, transmeton Telegrafi.

Këtë pretendim e ka konfirmuar Branisllav Puhallo, ish-truproja i gjeneralit serb Ratko Mlladiq.

“Mlladiq nuk mund të pajtohej me mënyrën e tij të sjelljes. Arkani i rrihte ushtarët e Mlladiqit me shuplaka dhe ua rruante kokën. Pas këtij veprimi Ratko kishte kërkuar nga autoritetet që ta dëbojnë nga Bosnja”, ka shtuar Puhallo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.