E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet nëna: Si e pashë edukatoren që dhunonte fëmijët në kopësht
Uncategorized

Flet nëna: Si e pashë edukatoren që dhunonte fëmijët në kopësht

Debati i ditës: Çfare e frymëzon, shkakton dhunën ndaj fëmijëve në kopështe, çerdhe e shkolla?

Debati më i rëndësishëm sesa edhe vete çështjet e fushatës elektorale, duhet te jetë pikërisht ky. Të flasim së bashku e të kërkojmë bashkë të vërtetat.

Si mund ta ndalim këtë kulturë dhe ushtrim dhune ndaj fëmijëve?
Po kthehet në nje fenomen të përsëritur bërja publike e rasteve të dhunës që ushtrohet nga kujdestarë, edukatorë dhe mësues ndaj fëmijëve në vendin tonë.

Le të debatojmë e shkëmbejmë ide për të gjetur rrënjët e dhunës dhe udhët e zgjidhjes.

Tē kërkojmë të vërtetat së bashku. Le ti themi të vërtetat së bashku. Le të denoncojmë raste të tjera së bashku.

Rasti i përsëritur në  mes të Tiranës  duhet të na shkundë dhe alarmojë rreth ketij fenomeni . Të mbrojmë fëmijët nga dhuna, me anë të kontrolleve dhe angazhimeve  të prindërve ,pushtetit vendor  dhe organeve ligjzbatuese ne komunitet.

Kjo që shihni në foto është Denida Rexhepi, 30 vjeçe, tashmë e arrestuar për dhunë ndaj të miturve. Ajo punonte në kopshtin “4 Stinët”. Kamerat e sigurisë e kanë filmuar duke ushtruar dhunë fizike e verbale ndaj fëmijëve të mitur. Dy nëna kanë denoncuar, çka ka çuar policinë në nisjen e hetimeve për këtë rast.Njëra prej nënave që kishte fëmijën në këtë kopsht dhe çerdhe private thotë se djali i saj vetëm 20 muajsh kishte ndryshuar sjellje dhe ngrihej nga gjumi i trembur.
Ajo ka kërkuar kamerat e sigurisë që vëzhgonin ambientet e brendshme dhe të jashtme të kopshtit, dhe është tmerruar nga ajo që ka parë. Sipas nënës 28 vjeçare që ka bërë denoncimin në polici: “Denida Rexhepi hipën mbi tavolinat ku ushqehen dhe luajnë fëmijët, dhe kap për flokësh një prej tyre”.Kaq ka mjaftuar që nëna e alarmuar të vendosë kontakte me prindër të tjerë dhe të bëjë denoncimin në polici edhe pse fëmija që ka parë në video duke u dhunuar nuk ishte fëmija i saj.

Ajo thotë se ka parë kamerat e sigurisë të datave 30 dhe 31 maj, dhe aty është e faktuar dhuna që edukatorja Denida Rexhepi ushtronte ndaj fëmijëve.

Kur pashë pamjet, thotë ajo, mendova se një gjë e tillë ka ndodhur edhe fëmijën tim, pasi bënte reagime që s’i kishte pasur më parë dhe trembej gjatë natës. Ajo kërkon që policia dhe prokuroria ti shkojnë deri në fund kësaj çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.