E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uncategorized

Flet shoku i ngushte i te ndjerit Marvi Mihali

Marvi nuk vdiq për një celular apo një karikues që nuk ishin as të tij. Celulari dhe karikuesi ishin të miat.

Shoku i Marvi Mihalit, të riut që e vranë për një karikues mbrëmjen e 1 gushtit, ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë, ku ai vetë ishte dëshmitar.

Armand Haxhiu shprehet në një prononcim për newsbomb.al, se telefoni dhe celulari nuk ishin fare të Marvit, port ë tiat, ndaj sipas tij nuk ka qenë ky shkaku i vrasjes.

“Pas traumës dhe goditjes së madhe për humbjen e shokut ,vëllait, mikut tim të shtrejtë Marvit na shtojnë dhimbjen e shpirtit spekulimet e mediave në lidhje me ngjarjen. Ai nuk kishte konflikt me asnjë më parë sepse nuk ishte njeri i konflikteve. Marvi nuk vdiq për një celular apo një karikues që nuk ishin as të tij. Celulari dhe karikuesi ishin të miat. Më vjen keq që shoqeria shqiptare i jep më tepër rëndësi përkatësisë së një celulari sesa jetës së një të riu”, janë fjalët e Haxhiut.

Ndër të tjera, ashtu siç bëri edhe babai i Marvit Pavllo Mihali, edhe Haxhiu u bën apel mediave të mos abuzojnë me këtë çështje aq delikate dhe të dhimbshme për familjarët.

“Ti ike si trim Marv, e tani ti je një engjëll në qiell. Ju lutem çdo media mos e keqinterpretoni ngjarjen, mos e përbaltni figurën e tij. Ai ishte një djalë i rrallë me vyrtyte. Marv me ikjen tënde iku dhe një pjesë e madhe e zemrës time me ty. Lutem çdo ditë që shpirti yt të gjejë prehje pranë Zotit dhe t’u lehtësohet dhimbja prindërve dhe të afërmeve të tu. Pushofsh në paqe mbreti im”, thotë miku i Marvit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.