E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flutura Açka : Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq?
Sot

Flutura Açka : Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq?

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka shpërthyer ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ky i fundit do mbaj  gjithmonë damkën e shembësit të Teatri Kombëtar.

Me tone të ashpra, Flutura Açka ka theksuar se Veliaj mund të ndërtojë një teatër të ri, por sipas aj emri i tij do të jetë nga sot e tutje si “pështymore”.

“Mbajeni mend këtë fytyrë!

Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq?  Asgjë nuk do të marrësh me vete, ta siguroj unë, veç damkën e shembësit të Teatrit Kombëtar dhe shqyesin e zemrës dhe të kujtesës së Tiranës.

Mund të ndërtosh një teatër të ri, por gëzimi yt dhe i të ngjashmëve të tu, do të jetë një stoli e ftohtë, së cilës do t’i gëzohesh vetëm në burgun tënd moral. Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pështymore!”, thekson Açka

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.