E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën tender 3.3 mln euro për… hartim dokumentesh tenderi
Lajme

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën tender 3.3 mln euro për… hartim dokumentesh tenderi

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur të shpenzojë rreth 3.3 milionë euro në një tender, i cili ka për objekt shërbimin e konsulencës për hartimin e tenderave që do të zhvillojë në të ardhmen institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli.

Megjithëse ky tender mund të duket disi paradoksal, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur këtë fillim qershori të hapë garën për të marrë shërbime nga studio private, pikërisht për përgatitjen e termave të referencës për tendera, të cilat janë përgjegjësi e institucioneve publike.

Tenderi bazë është i titulluar “Mbështetje për programin 2024–2026 – shërbime projektimi”, me fond limit 333 milionë lekë të reja.

Ky fond është i ndarë në katër lote, me nën-objekte të veçantë. Loti i parë dhe më i kushtueshmi ka për objekt “Përgatitje të dokumenteve për tenderim, për objekte të konektivitetit, rrugë dhe ura,etj”, me fond limit 166.6 milionë euro.

Në lotin e dytë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur në dispozicion 83.3 milionë lekë të reja për “Përgatitje të dokumenteve për tenderim, për objekte civile, industriale, sportive, residenciale, etj”.

Në lotet tre dhe katër, institucioni i Dritan Agollit ka vendosur të shpenzojë shuma të njëjta, nga 41.6 milionë lekë të reja për secilin, për “përgatitje dokumentesh tenderi për restaurim objektesh të trashëgimisë kulturore dhe atyre me natyrë kulturore e sportive”. Në dokumentet e tenderit 3.3 milionë euro të Fondit Shqiptar të Zhvillimit thuhet se studiot fituese do të kenë për detyrë që të analizojnë detyrat e projektimit të veprave publike, projekt-idetë paraprake, projektin përfundimtar të zbatimit, hartimin e preventivit dhe specifikimet teknike.

Praktikisht, fituesit e tenderit që po zhvillon Dritan Agolli do të merren me gjithçka që lidhet me tenderat e ardhshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ndërkohë që ligji për Prokurimet Publike ia ngarkon këtë përgjegjësi institucioneve shtetërore.

Ky tender ngjan më shumë me një lloj koncesioni të fshehur që Fondi Shqiptar i Zhvillimit po bën për zhvillimin e tenderave me vlerë miliona euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.