E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Forbes” vë në listën e sipërmarrësve të sukseshëm dhe shqiptarin Dean Çelaj
Lajme

“Forbes” vë në listën e sipërmarrësve të sukseshëm dhe shqiptarin Dean Çelaj

Pjesë e listës së sipërmarrëve të suksesshëm të revistës Forbes për kategorinë “Under 30” është dhe shqiptari Dean Çelaj.

1

Çelaj është themeluesi i Akademi.al, një platforme mësimdhënieje falas, të cilën e vendosi në funksion të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri gjatë periudhës së pandemisë.

Në njoftimin e dhënë nga prestigjiozja Forbes, thuhet se Çelaj nënshkroi kontrata me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës së pandemisë për shfrytëzimin e platformës së tij.

“Dean Celaj themeloi Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në vendin e tij, Shqipërinë. Duke funksionuar si Khan Academy, Akademi.al publikon video mësime nga mësuesit që studentët mund t’i shikojnë falas. Kur Covid-19 goditi, Akademi.al nënshkroi kontrata me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’u bërë platforma e tyre zyrtare e mësimit në distancë. Tani ka mbi 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në shqip”, shkruan Çelaj.

2

Kujtojmë se “Forbes Under 30” është një listë e sipërmarrësve më të suksesshëm në botë nën moshën 30 vjeç . Lista njeh 600 persona me 30 individë të përzgjedhur nga 20 industri të ndryshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.