Formacioni më i mirë i La Ligës për gjysmën e parë të sezonit
Përderisa elita spanjolle është në fund para pushimit të dimrit më poshtë do ti gjeni 11 lojtarët më të mirë për pjesën e parë të sezonit.
#1 Portier: Jan Oblak
Zakonisht, njëri prej më të mirëve në mbrojtje, lëndimet e shumta që ka pasur Atletico Madridi në mbrojtje kanë bërë që ai të gjendet shpesh në pozita jo të mirë. Por, fatmirësisht për Diego Simeonen, ata ende mund të llogaritin në Oblakun, i cili vazhdson që të jetë i pamposhtur brenda portës eëdhe kur aty nuk luajnë Diego Godin dhe Jose Gimenez. Slloveni ka një rekord në La Liga pasi që ka tetë ndeshje pa pësuar gol derisa tërë sezonit ka pranuar vetëm 12 gola.
#2 Alo e djathtë: Dani Carvajal
Statistikat mund të jenë keqorijentuese, por rëndësia e Dani Carvajal në Real Madrid tregon se ata janë shumë të dobët pa të. Alo e djathtë vuajti nga lëndimet gjatë sezonit 2018-19, duke luajtur vetëm nëntë ndeshjet e para nga 16 ndeshjet e La Ligas, ku startoi vetëm në tetë. E jashtëzakonshme, por Madridi nuk ka humbur asnjë ndeshje kur ka startuar Carvajal, derisa kanë humbur në pesë nga tetë ndeshjet. Madje edhe pse kishte kohë të kufizuar, Dani ishte më i miri nga të tjerët në këtë pozitë.
#3 Mbrojtës: Gerard Pique
Edhe pse në fillim kishte pak nervoz, kryesisht në fazën e parë të sezonit, Gerard Pique ka qenë më i miri në mbrojtjen e barcelonës. Mbrojtësi ishte më i miri derisa Barça vuajti për shkak të disa lëndimeve kohëve të fundit. Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen kanë munguar shkaku i lëndimeve, duke e lënë të porsaardhurin Clement Lenglet ishte një bekim për skuadrën nga Camp Nou. Pavarësisht këtyre vështirësive dhe jo stabilitetit, Pique ka qenë një oqean i qetësisë. Ai ka shënuar tri gola derisa po ndihmon që Barcelona të jetë e para në ligë deri me tani.
#4 Mbrojtës: Marc Bartra
Betis ka qenë një senzacion deri me tani në La Liga, duke kombinuar futbollin modern që fillon nga mbrojtja deri të sulmi. Marc Bartra, i cili shkoi në Andaluzi në fillim të 2018-ës, është njëri prej mbrojtësve më të mirë këtë sezon. Ish mbrojtësi i Barcelonës dhe Dortmundit ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë në Spanjë këtë fillim sezoni. Bartra ka lënë pas karrierën me lëndime-derisa ishte një ndër më të lënduarit gjatë sulmin me bombë në autobusin e Dortmundit-por 27 vjeçari është fuqi në vijën mbrojtëse të Betisit.
#5 Alo e majtë: Jordi Alba
Alo e majtë brilante e Barcelonës është njëri prej më të mirëve në vitin 2018, asisti i fundit i tij për Lionel Messi kundër Celtas bëri që ata të jenë në maje të ligës gjatë periudhës së festave. Alba ka kontrinbuar në total me katër asiste për klubin e tij këtë sezon dhe ka vazhduar të jetë i rrezikshëm në çdo dalje nga krahët për skuadrën e tij. Madje edhe një yll si Marcelo ka mbetur në hije të ish lojtarit të Valencias këtë sezon.
#6 Mesfushorë: Rodrigo
Pasi që kishte dështuar të jetë i mirë më të rinjtë e Atletico Madridit, tani 22 vjeçari duket se po e kompenzon kohën e humbur në kryeqytetin spanjoll. Rodrigo ka qenë një hit i vërtetë prej që është kthyer në Clochoneros nga Villarreal, duke qenë i rregullt në mesfushën e Atleticos dhe ka munguar vetëm tri ndeshje në La Liga deri me tani. Ai ka treguar se është një përforcim i madh, duke ndalur sulmet e kundërshtarëve, derisa ka ditur të ruaj edhe topin me këmbët e tij.
#7 Mesfushorë: Giovani Lo Celso
Lo Celso u tha se ishte surplus për kërkesat e PSG-së këtë sezon dhe u huazua në La Liga. Ai që nga ajo kohë është duke treguar talentin e tij. Argjentinasi 22 vjeçar është në krye te detyrës në Betis, duke shënuar katër herë në 10 ndeshje nga mesfusha derisa ka shkëlqyer me paraqitje edhe në Europa Ligë këtë sezon.
#8 Anësor i djathtë: Iago Aspas
Më 28 gola deri me tani këtë vit me vetëm Barcelonën dhe Sevillan që kanë pasur sulm më të mirë se Celta. Në qendër të përpjekjeve të tij është padyshim Iago Aspas, i cili vazhdon ti prijë sulmit të tyre. Ish lojtari i Liverpoolit ka kontribuar më 10 gola dhe dy asiste në skuadrën e tij, duke i mbajtur ata në rrugën e duhur derisa ka shënuar mbi 19 gjërë gjatë sezonit 2017-18.
#9 Sulmues: Lionel Messi
Edhe njëherë, argjentinasi është më i miri jo vetëm në Spanjë por në tërë elitën e klubeve në Europë. Goli i Messis të shtunën kundër Celtas është i 15-ti në 14 startime të tij, një statistikë e mahnitshme për standardët e tij. Ai po ashtu është njëri prej lojtarëve me kreativ, pasi që ka asistuar 10 herë këtë sezon në La Liga.
#10 Anësor i majtë: Pablo Sarabia
Bashkë me Ever Banegan, Sarabia ka qenë lojtari më i rrezikshëm i Sevillas në La Ligën spanjolle. Sarabia (26), është i jashtëzakonshëm para golit. Me shtatë gola dhe katër asiste deri me tani në La Liga ai është i pandalshëm, duke ndihmuar andaluzianët si konkurrent serioz për kampion në La Liga kundër Barcelonës.
#11 Sulmues: Cristhian Stuani
Edhe njëherë, sulmuesi i Gironas është i pandalshëm derisa është njëri prej lojtarëve më të mirë në sulm në La Liga. Stuani (32) ka pasur një sezon më të mirin gjatë sezonit 2017-18, duke shënuar 21 gola. Deri me tani këtë sezon, ai ka përformuar më së miri. Në 11 ndeshje nga 13 ndeshje sa ai ka startuar lojtari ka shënuar më shumë se gjysmën e golave të Gironas, duke ndihmuar skuadrën që të jetë në mes të tabelës para pushimeve dimërore. /GazetaExpress/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



