E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Endri Fuga magazinier i likeve në Facebook
Sot

FOTO/ Endri Fuga magazinier i likeve në Facebook

Një ndërmarrje e ngritur vetëm për të kontrolluar liket, komentet dhe shpërndarjet në Facebook e rrjetet e tjera sociale.

Nuk është një sipërmarrje private apo e ndonjë kompanie që merret me rrjetet sociale, por është ngritur nga Edi Rama me anë të ‘gëbelsit’ të tij, Endri Fuga.

Përmes faqes së ngritur nga Fuga, majtas.net, bëhet llogaritja e i numrit të pëlqimeve dhe shpërndarjeve në Facebook që ka bërë personi, i cili është i regjistruar, ose thënë ndryshe, që është punonjës i administratës dhe që detyrohen të regjistrohen.

Denoncimi ka ardhur nga gazetari, Elio Laze.

Gazetari thotë se Endri Fugës i shkon raporti i saktë se çfarë kanë bërë punonjësit e administratës.

Image

Denoncimi i plotë i Lazes:

“Qe fasada eshte puna e vetme e kesaj administrate shteterore kjo nuk ka pike dyshimi. Por fale Endrit te vet Fuges dmth, kryeministri Rama e ka perfeksionuar kontrollin e Likeve dhe shareve te postimeve te veta dhe te ministrave qe punonjesit e administrates bejne.

Po si ndodh kjo? Eshte krijuar nje tip ëeb page ëëë.majtas.net.

Eshte kjo qe shihni ne foto. Ka nje username dhe nje passëord.

Si funksionon? Username dhe passëordi i jepet disa personave te besuar ne administrate. Logohet nepermjet facebook-ut dhe nepermjet ketij aplikacioni behet kalkulimi i numrit te likeve dhe share-ve ne facebook te friendsave te personit qe ka usernamen. Pra qe jane punonjes te administrates.

Cdo jave Endri Fuges i shkon raporti i sakte se cfare kane bere punonjesit e administrates. E me

pas keto te dhena diskutohen edhe ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave sic njoftoi dhe ish zv ministri i Arsimit Taulant Muka.

Pra Keshilli i Ministrave miraton ne heshtje vendimet qe merr kryeministri vete per te ardhmen e vendit dhe me pas diskuton me ze te larte se ku ka caluar puna me liket dhe sharet ne facebook.

Mos e harroni kete aplikacion: ëëë.majtas.net”, shkruan Laze, i cili ka publikuar edhe një screenshot të faqes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.