E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ja çfarë u zbulua në veri të Kosovës pas sulmit
Lajme

FOTO/ Ja çfarë u zbulua në veri të Kosovës pas sulmit

Simbole ruse e serbe dhe armë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dha detaje ditën e djeshme se çfarë është gjetur gjatë basitjeve që u zhvilluan në veri të Kosovës pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër – Lepencit.

Hoxha tha se në 10 lokacionet që u kryen kontrollet blic të policisë së Kosovës janë gjetur mbi 200 uniforma ushtarake, tri granata dore, dy armë automatike AK-47, një revole, municione të kalibrave të ndryshëm, pjesë të armëve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në euro dhe në dinarë dhe pajisje të tjera.

Në fotot e publikuara nga autoritetet në Kosovë, pikasen edhe simbole dhe emblema serbe e ruse.

Kujtojmë se në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ndodhi një shpërthim që dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ky kanal furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme.

Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar Serbinë për këtë “sulm kriminal dhe terrorist” dhe strukturat kriminale të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.