E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kapet  në Rinas  një valixhe me drogë: Sinjali për çantën u dha nga Dubai
Lajme

FOTO/ Kapet në Rinas një valixhe me drogë: Sinjali për çantën u dha nga Dubai

Antidroga e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike përmes aeroportit të Rinasit.

Foto -droga
Foto nga kontrolli i policisë

Një 39-vjeçar është arrestuar teksa tentoi të fuste në Shqipëri një valixhe me drogë.

Dhimitër Shehu udhëtonte nga Tajlanda drejt Shqipërisë dhe në valixhe kishte futur 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.

Ai është paguar nga një person tjetër për të kryer transportin e drogës, por para hetuesve ka refuzuar të jap emra.

Udhëtimi i Dhimitër Shehut ka qenë transit në Dubai dhe kanë qenë pikërisht autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe të cilët kanë pikasur lëndën narkotike dhe kanë bllokuar valixhen.

Më pas teksa kanë parë itenerarin e lëvizjes së 39-vjeçarit që do të udhëtonte drejt Shqipërisë kanë komunkuar me autoritetet tona duke nisur valixhen për Shqipëri.

Policia arrestoi 39-vjeçarin, banues në fshatin Kras të Tepelenës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e cila në treg kap vlerën e 338 mijë euro.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.