Foto/ Kush janë të plagosurit me armë zjarri në ” Don Bosko”
Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e dyfishtë me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë. Dy të plagosurit, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi kishin qenë duke konsumuar një kafe në një nga lokalet e zonës, kur autori duke ecur në këmbë ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre. Sipas dëshmitarëve, autori mbante një kapele, dhe pas sulmit është larguar me motor nga vendngjarja. Plumbat e kanë kapur në gjoks Metushin, ndërsa Elezaj i ka marrë plagët në këmbë. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Por të dy të plagosurit ndodhen për momentin në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



