FOTO/ Ky është 52-vjeçari që humbi jetën në Durrës, nga pllakat e mermerit
Dita e djeshme ishte e trishtë për familjen e 52-vjeçarit Arben Kumeka i cili ka ndërruar jetë pas një aksidenti fatkeq në vendin e punës. 52-vjeçari humbi jetën pasi nga kamioni me të cilin po punonte kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë.
Ai ishte një emigrant i suksesshëm që kishte punuar në Greqi dhe Gjermani, por kishte vendosur të kthehej në Shqipëri për të investuar dhe ngritur biznesin e tij.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


