E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Manjani na prezanton   ministrin e Jashtëm të Gjermanisë dhe lidhja e tij me Shqipërinë
Bota

FOTO/ Manjani na prezanton ministrin e Jashtëm të Gjermanisë dhe lidhja e tij me Shqipërinë

Gjermania do të ketë një ministër të ri të Jashtëm, pas formimit të qeverisë së re me koalicion të gjerë. Ministër i Jashtëm duket se është propozuar ish-ministri i Drejtësisë.

Për Heiko Maas ka shkruar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, që siç duket ka pasur marrëdhënie pune gjatë kohës kur ishte ministër dhe e njeh.

Më poshtë postimi i Ylli Manjanit:

Zoti Heiko Maas, është propozuar Ministër i Jashtëm i Gjermanisë. Ai kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë atje, ku edhe patëm mundësi të takoheshim dhe të bashkëpunojmë.

Kemi patur bashkëpunim serioz në fushën e assistencës ligjore dhe Marrëdhëniet Juridiksionale ndërmjet dy vendeve tona.

Zoti Maas është jurist dhe politikan Socialdemokrat modern. Është politikan i argumentit. Propozoi ligjin e Transparencës së aksionerëve off-shore , pas skandalit të Panama Papers.

Këtë ligj propozova edhe këtu, por më kot! Off-Shorsat tanë bënë sikur se dëgjuan.

Zoti Maas më ka folur veçse mirë për Shqipërinë. Jam i bindur që kemi fituar një mik të mirë në krye të diplomacisë Europiane.

Padyshim, lajmet e drogës nuk i ka në dorë diplomacia Gjermane…

Urime të përzemërta!

Hertzlich Glückëunsch!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.