E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto  që tregon  Thaçin dhe Vuçiç në praninë e Ramës, i paraqesin Merkel projektin e copëtimit të Kosovës
Bota

Foto që tregon Thaçin dhe Vuçiç në praninë e Ramës, i paraqesin Merkel projektin e copëtimit të Kosovës

Samiti i Berlinit i dha fund njëherë e mirë projektit të frikshëm të ndarjes së Kosovës.

Vendet kryesore të BE, Gjermania dhe Franca, u shprehen kategorikisht kundër duke i dhënë një goditje të fortë ideatorëve të këtij plani, Presidentit serb Vuçiç, Presidentit të Kosovës Thaçi dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Ndërkohë ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ishte kundërshtari më i fortë i kësaj ideje, që në momentin kur ajo doli, ka publikuar një foto nga Samiti i Berlinit.

“Padroni dhe argati duke paraqitur projektin e Serbisë së Madhe dhe copëtimit të Kosovës!, shkruan z. Berisha

Në foto shihet qartë Presidenti serb Vuçiç dhe homologu kosovar Thaçi të cilët po i shpjegonin kancelares gjermane Merkel planin e tyre “të madh” të shkëmbimit të territoreve, përndryshe ndarjes së Kosovës dhe krijimit të Serbisë së Madhe.

Nuk mund të mos mungonte në këtë moment, edhe Edi Rama, mbështetës i fortë i këtij projekti.

Për fat të mirë të shqiptarëve dhe rajonit, “Plan i madh” i shkëmbimit territorial “vdiq” në Berlin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.