E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOLAJM/ Dy  autobusë përplasen në Gjermani,40 të plagosur edhe fëmijë
Bota

FOTOLAJM/ Dy autobusë përplasen në Gjermani,40 të plagosur edhe fëmijë

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur sot në Gjermani, në federatën e “Bavarisë”, nga i cili janë plagosur të paktën 40 persona, shumica prej tyre fëmijë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy autobusë ndërsa shumica prej të plagosurve janë fëmijë.

“Mes të plagosurve të paktën pesë janë në gjendje të rëndë në këtë aksident që ka ndodhur pranë qytetit të Amerndorfit, rreth 20 kilometra nga Nurembergu, në qendër të Bavarisë”, theksoi një zëdhënësi i policisë, shkruan ATSH.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa të plagosurit në gjendje të rëndë janë dërguar me helikopter në spital.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.