E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Shpërthim në stacionin e metrosë së Stokholmit, së paku 2 të plagosur.
Bota

FOTO/Shpërthim në stacionin e metrosë së Stokholmit, së paku 2 të plagosur.

 Policia e Stokholmit, Suedi, ka njoftuar se një 60-vjeçar dhe një grua 45-vjeçare janë plagosur gjatë një shpërthimi që ka ndodhur sot në stacionin e metrosë Varby Gard në distriktin Huddinge.

Burri thuhet se është në gjendje të rëndë në spital. Zyrtarët thanë se dyshohet se ai u plagos kur mori një objekt, me shumë gjasa nëj granatë drore, e cila i shpërtheu në duar. Gjendja e viktimës së dytë nuk dihet ende.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimin. Një pjesë e metrosë është mbyllur.

Zëdhënësi i Zjarrfikësve, Lars-Ake Stevelind tha se “dikush ka përdorur eksplozivë. Nuk dimë më shumë se kaq.”

Charlote Bergstrom, një banore e zonës, tha se apartamenti i saj ishte lëkundur nga shpërthimi. “Ishte zhurmë e fortë” tha ajo.

Një shitës i zonës, Abdullah Ozmen, tha se ai dëgjoi shpërthimin dhe pastaj pa çiftin e plagosur në tokë.

“Dëgjuam shpërthimin. Kur dolëm jashtë, pamë njerëzit e shtrirë në tokë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.