E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Bombat e Putinit vrasin mjeken e njohur rrugës për në spital
Bota

FOTOT/ Bombat e Putinit vrasin mjeken e njohur rrugës për në spital

Mjekja e njohur onkologe Oksana ishte rrugës për në spital që të shpëtonte jetë kur humbi jetën nga një raketë ruse.

Ngjarja e rëndë u regjistrua të hënën në Kiev. Djali i saj i vogël, Grisha 5-vjeçar, tani ka mbetur jetim.

Babai i Oksanës, Gregori 62-vjeçar nuk i mban dot lotët kur tregon fotot për gazetën BILD. Ai tha se raketa ruse ra në një kryqëzim të populluar, duke vrarë pesë persona.

Lajmin e pa në internet dhe menjëherë u shqetësua sepse e dinte se e bija kalonte aty rrugës për në punë.

“Nisa ta telefonoj, por nuk përgjigjej. Mora në punë dhe shefi i saj më tha se nuk kishte ardhur akoma. Atë mëngjes, Oksana kishte telefonuar spitalin dhe u kishte thënë se do vonohej pak. Kjo pasi djalin e saj nuk e pranon në kopsht për shkak të mundësisë së sulmeve. Ajo e çoi në një strehë në një bodrum dhe u nis për në punë”.

Pak minuta më vonë ndodhi edhe terrori me raketa.

Oksana Leontyeva ishte një nga onkologet më të njohura në Kiev. Ajo punonte në një spital për fëmijët e prekur nga kanceri. Djali i saj tani është jetim, pasi babai i ka vdekur para pak kohësh për shkak të problemeve me zemrën.

“Nuk ia kam thënë akoma Grishës. Oksana vazhdimisht qëndronte vonë në punë. Ai tani mendon se është në spital duke punuar. Nesër ose pasnesër duhet t’ia themi, sa nuk është vonë,” thotë Gregori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.