FOTOT/ Putin ndjek nga afër “forcën” e ushtrisë ruse, në stërvitjen më të madhe: “Lojëra lufte” me kinezët
Vladimir Putin fluturoi sot në Siberinë e largët për të mbikëqyrur personalisht ditën e tretë të lojrave masive të luftës Vostok 2018.
Presidenti rus vëzhgoi 300,000 trupa, 36,000 tanke dhe 1,000 avionë, të cilët dolën në manovra në zonën Tsugol, pranë kufirit me Kinën.
Putin pa gjithashtu një paradë të madhe ushtarake, në të cilën trupat ruse u rreshtuan së bashku me homologët e tyre kinezë dhe mongolë.
Pas paradës, ai iu drejtua trupave, duke u zotuar për të forcuar më tej ushtrinë e Rusisë, megjithëse shtoi se vendi i tij është i përgatitur të bashkëpunojë me të tjerët në skenën botërore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



