E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO+VIDEO/ Mes duartrokitjeve, lotëve, tullumbaceve dhe flamujve shqiptarë. Ç’ka nuk u pa në funeralin e viktimave të Genovës
Bota

FOTO+VIDEO/ Mes duartrokitjeve, lotëve, tullumbaceve dhe flamujve shqiptarë. Ç’ka nuk u pa në funeralin e viktimave të Genovës

Në një ceremoni shtetërore të organizuar në Xhenova, me qindra qytetarë dhe zyrtarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 19 viktimave të tragjedisë nga shembja e urës “Morandi” më 14 gusht, ndërsa e shtuna ishte dhe ditë zie kombëtare.

 

 

Pjesë e ceremonisë ishte dhe Presidenti, Sergio Mattarella, i cili tha se kjo është një “tragjedi e papranueshme”.

Në nderimin e fundit për viktimat, të pranishmit nuk i kursyen duartrokitjet e gjata për zjarrfikësit, por dhe për qeverinë. Mes 19 viktimave që u përcollën për në banesën e fundit ishte dhe një prej viktimave shqiptare, Marjus Djerri, 22 vjeç.

Familja e të riut jeton prej vitesh në shtetin fqinj dhe zgjodhën që varrimi i tij të kryhej në Itali. Ndërsa viktimës tjetër, Admir Bokrina, 30 vjeç, do t’i kryhen nderimet e fundit në Shkodër.

Dy të rinjtë ishin duke shkuar për në punë dhe po udhëtonin në të njëjtin automjet në momentin e shembjes së urës. Gjatë ceremonisë shtetërore, përveç lutjes së klerikëve të krishterë, nuk mungoi edhe ajo e klerikëve të besimit mysliman për të respektuar besimin fetar të 22- vjeçarit Djerri.

Edhe pse kanë kaluar pesë ditë nga ngjarja, kërkimet ende vazhdojnë, ndërsa deri tani numri i viktimave ka shkuar në 43.

Ndërkohë që hetimet për tragjedinë pritet që ta konsiderojnë ngjarjen për faj të një gabimi njerëzor, gjë e cila do të rëndojë mbi kompaninë e mirëmbajtjes së saj, vetëm kompania “Autostradë për Italinë”, ka dhënë një fond për familjet e viktimave.

3918309_torre113918309_torre123918309_torre133918309_torre163918309_torre153918309_torre143918309_torre203918309_torre183918309_torre173918309_torre233918309_torre223918309_torre213918309_torre263918309_torre253918309_torre243918309_torre313918309_torre283918309_torre273918309_torre93918309_torre73918309_torre63918309_torre63918309_torre10

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.