E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO+VIDEO/ Universiteti i Shkodrës pranon kërkesat e studentëve, por protesta vazhdon për…
Uncategorized

FOTO+VIDEO/ Universiteti i Shkodrës pranon kërkesat e studentëve, por protesta vazhdon për…

Ka nisur edhe sot protesta e studentëve, e cila ka marrë përmasa kombëtare, pasi janë bashkuar studentët nga të gjitha rrethet.

studentet vlore2

Ora 12: 36/ Universiteti i Shkodrës plotëson kërkesat e studenteve protestues, por këta të fundit nuk ndalen në tubimin e tyre pasi po solidarizohen me protestën e Tiranës.

Po ashtu ata kanë thënë se në rast se nuk do plotësohen kushtet e tyre, atëherë ato do udhëtojnë nesër në drejtim të Tiranës në mbështetje të tyre.

0481fcf2-2895-476b-be7f-99f61975c949

 

Ora 11:30/ Shpërndahet kafe falas nga një prej lokaleve për studentet e Shkodrës që janë në proteste. Përveç kësaj studentet këndojnë “o Lindita jona me limona ooo”. Po ashtu disa pankarta interesante si “Dua Nuse me lekë për te paguar tarifën. Studenti i thotë tarifave “S’kena me u pa ma bashkë” apo edhe vargjet e Gjergj Fishtës.

Ora 10:30/ Studentët nga rrethe të ndryshme si Vlora, Korça, Elbasani dhe Durrësi janë nisur me grupe të vogël  drejt Tiranës, por shumë të tjera janë grumbulluar përpara godinave ku ata bëjnë mësim.

studentet lore

Po ashtu po sot qeverisë është vënë një ultimatum që të pranojë pa kushte të gjitha kërkesat e tyre dhe është paralajmëruar përshkallëzim deri në grevë urie.

gjirokaster

Sipas gazetares në Gjirokastër, ku dhe atje studentët po protestojnë, ata kanë pasur kërcënime nga forume partia që të mos marrin pjesë në këtë protestë.

Sot për herë të parë janë bashkuar në protestë dhe studentët e Sarandës.

STUDENTËT GJIROKASTËR

 VLORËS

STUDENTËT E SHKODRËS

STUDENTËT SARANDË

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.