E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Franca kërkon që hapja e negociatave me Shqipërinë të shtyhet për…
Bota

Franca kërkon që hapja e negociatave me Shqipërinë të shtyhet për…

Një javë para Samitit të Këshillit Europian ku do vendoset fati i negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Franca ka bërë të ditur qëndrimin e saj. Vendi themelues i BE kërkon që hapja e negociatave për të dy vendet të shtyhet për vitin 2020.

 

 

Franca ka prezantuar propozimin e saj konkret për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ky propozim mbështetet në dy boshte. Së pari, ai lidhet me përmbushjen e kritereve kyçe që kanë të bëjnë  me respektimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe  krimit të organizuar dhe së dyti me reformën e procesit të zgjerimit tê Bashkimit Europian.

Franca konsideron se para se të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të plotësohen kushtet përkatëse.  1 Shqipëria duhet të zbatojë refomën në drejtësi dhe 2. reformën zgjedhore, ndërkohë që Maqedonia e Veriut duhet të bëjë progres me çështjen e prokurorisë speciale, raporton korrespondentja e ABC news Erisa Zyka.

Franca mbështet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin për Shqipërinë, por është më e nuancuar dhe më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit tê organizuar në Shqipëri, progresin konkret të bërë në reforma në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut dhe konsideron, se ka një këndvështrim më realist mbi situatën politike në të dyja vendet.

Për Francën, hapja e negociatave të anëtarësimit shtyhet ne 2020 për të dyja vendet pasi të jenë përmbushur kushtet e mësipërme.

Nga ana tjetër,  Franca kërkon të ndryshojë proçesin e zgjerimit, i cili deri tani sipas saj nuk ka dhënë frytet e pritshme.

Qeveria franceze ka një vlerësim më të nuancuar dhe më pak optimist se Komisioni Europian për zgjerimin. Qëndrimi i qeverisë franceze  bën të kuptohet, se vlerësimi i Komisionit Europian është tepër mekanik, teknokrat dhe ndarja e kornizës negociuese në 35 kapituj nuk ka dhënë frytet e pritshme.

Sipas Francës, procesi i zgjerimit për Komisionin e ri Europian duhet të jetë më gradual, më i kontrolluar edhe të përfshijë edhe ekspertizën e shteteve anëtare, në mënyrë që progresi që do përftohet të japë rezultate.

Në një lidhje të drejpërdrejtë nga Brukseli gazetarja e ABC News Erisa Zykaj sqaroi se vendimi i Francës për të mos hapur hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbështetet në dy boshte, të cilat janë respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Sapo kam mundur të kontaktoj me burimet në France që më kanë vënë në dijeni me planin konkret të hapjes negociatave. Propozimi i Francës mbështetet në dy boshte sicc janë respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit”, tha gazetarja e ABC News në një lidhje direkte./ABC News Albania 24/7

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.