E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Francë/ Dy ndërtesa shemben papritur, 10 të bllokuar nën rrënoja
Bota

Francë/ Dy ndërtesa shemben papritur, 10 të bllokuar nën rrënoja

Më shumë se 100 zjarrfikës janë duke punuar për të nxjerrë nga rrënojat 10 persona që kanë mbetur të bllokuar pasi dy ndërtesa u shembën mëngjesin e sotëm në qytetin francez të Marsejës.

Zjarrfikësit thanë se shembja ka shkaktuar një zjarr disa metra nën rrënoja dhe se uji e shkuma tani paraqesin rrezik për mbijetesën e të bllokuarve nën rrënoja.

Autoritetet thanë se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin e fuqishëm dhe shembjen ndërtesave që kanë një mur të përbashkët dhe ndodhen në një rrugë të ngushtë në qendër të Marsejës.

Gjashtë persona u shpëtuan nga rrënojat dhe u transportuan menjëherë në spital. Rreth 30 ndërtesa në zonë u evakuuan nga autoritetet.

Zhurma nga shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar edhe në lagje të tjera të zonës. Një banor tha:

Ne dëgjuam një shpërthim … një shpërthim shumë të fortë që na trembi. Kur dolëm në dritare pamë se çfarë po ndodhte.  Ne pamë tym, gurë dhe njerëz që vraponin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.