E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fundoset një anije me migrantë në Greqi
Bota

Fundoset një anije me migrantë në Greqi

Tre persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën sot pasi një anije me emigrantë u fundos në afërsi të ishullit grek Samos.

12 persona u gjetën në bordin e kësaj anijeje. Dy fëmijë vdiqën, pak pasi u nxorën nga uji, ndërkohë që trupi i një burri u gjet pak më pas.

”Mbi 200 kandidatë për azil kanë vdekur që nga fillimi i vitit në detin Mesdhe, pjesa më e madhe e tyre në përpjekje për të arritur në Itali”, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrantët (OIM).

Në vitin 2018, rreth 48 000 refugjatë ose emigrantë hynë në Greqi, përfshirë gati 32 000 nëpërmjet ishujve të detit Egje në afërsi të brigjeve turke.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.