E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fuqia e oligopolit edhe propozimi pa vlerë i deputetëve të opozitës .
Sot

Fuqia e oligopolit edhe propozimi pa vlerë i deputetëve të opozitës .

 

Në vitin 2011 Warren Buffet, i tha Komisionit të Hetimit të Krizave Financiare:

“Vendimi i vetëm më i rëndësishëm në vlerësimin e një biznesi është fuqia për të vendosur çmimet. Nëse mund të risni çmimin pa humbur tregun, pra nëse zoteroni një monopol ose oligopol , padyshim keni një biznes shumë të mirë.
Nëse keni një biznes të mirë, mund të blini një televizion me të cilin mund të ndikoni bindjet e publikut .Ndërkohë që nipi juaj edhe pse idiot mund ta drejtojë atë”

Baffet edhe pse ironik, është elegant dhe i rafinuar kur përcakton fuqinë e monopolit edhe oligopolit!

Uroj që këto rreshta ti lexojë opozita që të kuptojë se ulja e taksave nuk çon domosdoshmërisht në uljen e çmimit. Për fat të keq ekonomia nuk funksionon në bazë të ligjeve universale , ku dy edhe dy bëjnë katër dhe tre minus një bëjnë dy. Vendimet ekonomike merren nga njerëzit dhe sjellja njerëzore është përcaktuesi bazë i rezultateve të pritura . Asgjë rreth sjelljes njerëzore nuk është kaq e thjeshtë dhe universale.

Studimet empirike europiane tregojnë se edhe në tregje konkuruese ( pra jo monopol dhe jo oligopol) sa herë që ka pasur një rritje të normave të taksave, 55% e kësaj rritje është përkthyer në rritje të çmimit që muajn e parë pas ndryshimit. Ndërkohë që në harkun kohor prej tre muajsh rritja e normës taksës është është trasmetuar e gjitha tek çmimi. Ndryshe ka ndodhur kur politikëbërsit kanë vendosur ulje të taksave. Vetëm 13 % e uljes së normës është reflektuar si ulje çmimesh për konsumatorin . Pjesa tjetër e uljes është reflektuar në rritjen e fitimeve të biznesit. Pra trasmetimi tek çmimi i uljes edhe i rritjes së taksave është I ndyshëm duke treguar se në ekonomi 2+2 mund të bëj edhe 5 dhe 3-1 mund të rezultojë sërisht 3 .

Pra edhe kur tregu është konkurues ulja e taksave mund të reflektohet pjesërisht si ulje çmimi . Ndërsa tregu është oligopol, ku fuqinë për vendosjen e çmimit e kanë pak kompani trasmetimi i uljes së taksës tek çmimi është i papërfillshëm.

Për lexuesin jo ekonomist tregu ka trajtë oligopolistike kur 5 kompani mund të mbajnë më shumë se 60 % të tregut.

Fatkeqësisht të dhënat tregojnë se tregjet e importit të mishit, miellit , sheqerit, vajit janë të gjitha oligopol . Përshembull tregu i mishit është i përqëndruar në 5 kompani të cilat mbajnë 85% të tregut për vitin 2024, përqëndrim të cili është rritur krahasuar me vitin 2023 ku këto 5 kompani mbanin vetëm 75% të tregut. Për më tepër kufirin prej 60 % e plotësojnë 3 kompanitë e para. Në këtë rast kur 3 komapni janë përcaktuese të cmimit në treg është e vështirë që mekanizmi i trasmetimit së uljes së taksës tek ulja e çmimit të funksonojë siç pretendojë deputetët e opozitës.

Pra mesa duket problemi më i vështirë për t’u adresuar si nga qeveria edhe nga opozita është prishja e oligopoleve që për fatin tonë të keq është struktura që shfaqet në çdo treg , duke filluar nga tregu tregun bankar , financiar , hidrokarbur e deri tek tregu ushqimor etj .

Ulja e taksave është morfina ose qetësuesi i përkohshëm por kursesi trajtimi i problemit strukturor të tregut .Unë nuk kam asnjë dyshim që qeveria që kemi është njohëse e mirë e dozës së morfinës që nevojitet për të mpirë publikun , por fakti që as opozita nuk ka takat të propozojë më shumë se morfina më kujton karikaturën e famshme politike të vitit 1889 nga Joseph Keppler, “Shefat e Senatit “. Ajo përshkruan monopolistët gjigantë e të fryrë që përfaqësojnë trustet (çeliku, bakri, nafta, etj.) që sundonin senatorët e vegjël e të nënshtruar të Senatit në SHBA.

E pra edhe Kuvendi ynë ka shefat e vet !

Fatkeqësisht të dhënat tregojnë se tregjet e importit të mishit, miellit , sheqerit, vajit janë të gjitha oligopol . Përshembull tregu i mishit është i përqëndruar në 5 kompani të cilat mbajnë 85% të tregut për vitin 2024, përqëndrim të cili është rritur krahasuar me vitin 2023 ku këto 5 kompani mbanin vetëm 75% të tregut. Për më tepër kufirin prej 60 % e plotësojnë 3 kompanitë e para. Në këtë rast kur 3 komapni janë përcaktuese të cmimit në treg është e vështirë që mekanizmi i trasmetimit të uljes së taksës tek ulja e çmimit të funksonojë sic pretendojë deputetët e opozitës.

Problemi më i vështirë për t’u adresuar është prishja e oligopoleve që për fatin tonë të keq është struktura që shfaqet në çdo treg , tregun bankar , financiar , hidrokarbur , ushqimor etj .

Ulja e taksave është morfina ose qetësuesi i përkohshëm por kursesi trajtimi i problemit strukturor të tregut .

Unë nuk kam asnjë dyshim që qeveria që kemi është njohëse e mirë e dozës së morfinës , por me sa duket as opozita nuk ka takat të propozojë më shumë se morfina …..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.