E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Futbolli në zi, gjendet i vdekur ish-sulmuesi brazilian
Bota

Futbolli në zi, gjendet i vdekur ish-sulmuesi brazilian

Një tragjedi ka goditur futbollin brazilian, pasi është ndarë nga jeta ish-futbollisti Valdiram Kaetano de Morais, në moshën 36-vjeçare.Në Brazil policia dyshon se lojtari është vrarë, por ende nuk janë zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

 

Ish-sulmuesi ka luajtur në krah të lojtarëve të mëdhenj dhe njëri prejt tyre ka qenë Romario. Por futbolli nuk është se i solli një jetë të mirë, pasi u fut në rrugën e drogës dhe abuzimeve seksuale.

“Globo.com”, bën me dije se trupi i tij u gjet ditën e shtunë dhe në morg nuk është paraqitur askush nga familjarët ta marrë. Valdiram prej kohësh po jetonte në rrugët e Rio de Zhaneiros dhe është parë të kërkojë ndihmë nga ish- shokët e tij të skuadrës, publikisht.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur vetëm me klube braziliane si Komersial, Bangu, Sentral etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.