” Gati për të bashkpunuar me Ramën”/Kryetari i zgjedhur në Mirditë : Rrugët dhe uji i pijshëm ende kanë probleme…
Kryetari i zgjedhur ne qytetin e Mirditës në një intervistë të dhënë së fundmi ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunoj me kryeministrin Rama pasi rrugët dhe uji i pijshëm kanë ende probleme.
Ai ështe shprehur se pritshmëritë ishin të larta që në nisje të fushatës pasi mbështetja dhe përkrahja e mirditorëve ishte e dukshme që në fillim .
“Gara ishte e gjatë pasi kishte një vijimësi të gjatë takimesh. Pritshmëritë ishin të larta pasi e kisha vënë re mbështetjen e qytetarëve “.
Ai më pas u shpreh se gjatë takimeve kishte prenzatuar programin që do të ndihmojë qytetin e Mirditës të përmirësohet akoma më shumë .
Mëlyshi është shprehur se ashtu si kryeministri është votuar dhe është kryeministri i Shqipërisë dhe kandidatura ime vjen nga qytetarët e Mirditës dhe në këtë mënyrë patjetër duhet edhe të ketë bashkëpunime. Është e domosdoshme që kryetari i një bashkie të ketë bashkëpunime sepse aty nuk jemi për interesa tona personale, por për qytetarët. Është detyrë e imja që të bashkëpunoj me qeverinë dhe do të përdor çdo mekanizëm ligjor që t’u shërbej mirditorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


