E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta austriake:Serbia e Mali i zi në BE, Shqipëria …
Uncategorized

Gazeta austriake:Serbia e Mali i zi në BE, Shqipëria …

Der Standard: Gramoz Ruçi, simboli i komunizmit në krye të Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur austriake, ‘Der Standard’.

Ai ka thënë për gazetaren Adelheid Woelfl se Bashkimi Europian nuk po tregohet i ndershëm me Shqipërinë, pasi nuk po hap negociatat.

“Është sikur të na thuash: Duam të martohemi, por nuk flasim për martesë,” tha Rama.

I pyetur nga gazetarja se përse presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker flet për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025, por nuk përmend Shqipërinë, Rama tha se nuk duhet lexuar në këtë mënyrë deklarata e tij.

Sipas tij, Serbia dhe Mali i Zi janë përmendur pasi kanë nisur negociatat.

Rama thotë për gazetaren se nuk është e vërtetë që pas Lazaratit pati më shumë plantacione droge, edhe pse gazetarja i përmend raportet që Shqipëria është prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë dhe se policët e përfshirë në trafik nuk po çohen përpara drejtësisë.

“Deri në vitin 2015, të gjithë deklaratat zyrtare të policisë ishin sekrete, jo publike. Ne i botuam më pas dhe kështu që njerëzit nisën të flasin më shumë për kanabisin,” tha Rama.

Veçanërisht e tensionuar ka qenë intervista e gazetares me Ramën për çështjen e Gramoz Ruçit. Ndiqeni më poshtë:

Kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në vitin 1991, kur katër persona u vranë në demonstratën e Shkodrës. A keni kryer hetime brenda Partisë Socialiste për këtë kohë?

Ka pasur një hetim gjyqësor dhe ai është liruar nga të gjithë akuzat e çmendura. Përse duhet të hetojë tani partia? Unë jam prej kohësh drejtues i kësaj partie dhe kam qenë udhëheqës i lëvizjes antikomuniste. Partia Socialiste, që unë drejtoj, nuk ka lidhje me të kaluarën…

Edhe pse keni një ish-ministër të Brendshëm…

Që ka qenë ministër i Brendshëm në një periudhë tranzitore, pra pas kohës së revoltës. Ai ka vepruar me maturi, për shkak se si ministër i Brendshëm ka organizuar zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme. Gjatë këtyre zgjedhjeve humbi presidenti komunist. Pjesa tjetër është e pakuptimtë, për shkak se unë nuk e kuptoj se si mund të diskutohet kjo në vitin 2017, kur ne kemi miratuar një ligj që lejon publikimin e të gjitha dosjeve nga periudha komuniste. Dhe ne kemi punuar me Gjermaninë për një vit për të dalë me këtë propozim. Ne kemi hapur “Shtëpinë e gjetheve” dhe Bunk’art, në mënyrë që njerëzit të merren me të shkuarën. Ne po ashtu kemi kompensuar të gjithë ish-të burgosurit politikë që janë gjallë. Dhe tani ti më flet për ish-ministrin e Brendshëm?

Po, sepse është simbol i kësaj kohe. A ka diskutime brenda partisë tuaj për këtë?

Jo, sepse partia është shkëputur nga e shkuara prej shumë kohësh. Ai nuk është simbol për asgjë, ai është vetëm objektivi i një mënyre barbare të të bërit opozitë, ku personat thjesht demonizohen. Unë jam i kënaqur që tani parlamenti po funksionon si parlament dhe jo si një klub pijanecësh- si disa muaj më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.