E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta gjermane sfumon propagandën e Ramës: Nuk ka zgjerim të BE-së
Lajme

Gazeta gjermane sfumon propagandën e Ramës: Nuk ka zgjerim të BE-së

Gazeta e madhe gjermane rrëzon propagandën e Ramës, me të cilën po përpiqet të mashtrojë shqiptarët në këtë fushatë zgjedhore atë të integrimit të Shqipërisë në BE.

“Qeveria e re gjermane, në marrëveshjen e saj të koalicionit, është shprehur në mënyrë të qartë kundër zgjerimit të BE-së – pra, kundër pranimit të anëtarëve të rinj me status të plotë” shkruan Martens, gazetar i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung ne Gjermani në një postim në rrjetin social X. 

Gazetari gjerman, Michael Martens dhe një njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor shkruan më tej se kjo mund të jetë një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor – nëse nxirren konkluzionet e duhura nga ky qëndrim.

 Mesazh ky dhe për kreun e qeverisë shqiptare për të cilin Martens e ka quajtur ‘Pashiqi i shqiptarëve’

Edhe pak ditë më parë Syri.net bëri publik marrëveshjen e lidhur mes CDU dhe SPD në Gjermani për qeverinë e re, ku një ndër pikat kryesore të marrëveshjes është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit duke nxjerr Ramën si një supermashtrues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.